Nga data 4 gusht Lulzim Kurti rezulton i humbur. Në momenti e humbjes, Kurti kishte veshur, një bluze blu, pantallona ngjyrë kafe dhe një palë atlete të bardha. Elona, e motra e Lulëzimit nëpërmjet televizionit A1 Report bën apel për ndihmë.
 
Ajo shprehet se vëllai i saj ka humbur përpara shtëpisë dhe ai prej kohësh kurohet me ilace për sëmundje mendore. 

“ Ka humbur nga shtëpia gati dy muaj dhe nuk kam asnjë lloj kontakti, jam shumë e dëshpëruar, sepse është i sëmurë mendor dhe ka nevojë për ilace, është shumë i sëmurë. Unë nuk e di ku fle, nuk e di ku ha, nuk di asgjë, jam shumë në merak. Kshu që bëj një apel që kush ta shikojë të më kontaktojë, më thoni dicka se jam shumë e dëshpëruar”, thotë Elona Kurti, motra e Lulëzimit.

Elona thekson se për herë të fundit, vëllai i saj është parë Fush-Krujë, duke kërkuar bukë pranë një shtëpie. Cdokush që ka informacion për gjetjen e Lulzim Kurtit të telofonoj tek ky nr 0688376520.
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)