I infektuar me COVID-19, humb betejën në moshën 50-vjeçare doktori Geron Husi, po kurohej në Turqi

I infektuar me COVID-19, humb betejën në moshën 50-vjeçare doktori Geron Husi, po kurohej në Turqi

Mjeku Geront Husi

Një tjetër mjek ka humbur betejën me COVID-19. Mjeku endokrinolog Geront Husi ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në një spital në Turqi.

Për shkak të komplikacioneve që kishte krijuar virusi, doktor Husi ishte dërguar për kurim në Stamboll, në spitalin Medical Park, ku prej ditësh ishte në terapi intensive për shkak të gjendje së rënduar. Por pavarësisht përpjekjeve ai nuk ka mundur të fitojë dot këtë betejë. Lajmin e trishtë e bën me dije mjeku Tritan Kalo.

"Kohë kovidiane....13.03.2021....E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë....Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht....Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI....Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai....Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor....I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte...Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të...Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time....Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore.....Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin... U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik", thotë Kalo.


Lajmi kryesor:

698 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë mjeku dhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, infektohet Bashkim Fino


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:43
COVID i merr jetën mjekut Gerond Husi, Basha: Humbje e madhe për të gjithë, krenar që e pata mik

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut endokrinolog Gerond Husi, i cili nuk mundi të fitonte betejën e tij me COVID. Basha shkruan se ndarja nga jeta e doktor Husit ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë mjekësinë e mendimin shkencor me profesionalizmin e tij.

"Sot me dhimbje mësova për një humbje tjetër, atë të dr. Gerond Husit, një mjek e profesionist i shkëlqyer, njerëzor e i papërtuar, një pedagog mendjendritur, një njeri që kushdo me krenari e pati mik e shok. Shumë e vështirë të shkruash për humbjen e një mjeku, familjari, djali e prindi model.

E dhimbshme që në këtë kohë po humbasim vlerat profesionale dhe njerëzore.

Janë humbje të pazëvendësueshme për gjithë mjekësinë, mendimin shkencor e intektual, për shoqërinë dhe familjen. U prehsh në paqe, dr. Gerondi!", shkruan Basha.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edgar: 13/03/2021 17:51

    Dr. Geri ishte mik i te gjitheve. Nje specialist dhe njeri i shkelqyer. Gjithmone i qeshur dhe kurre nuk i tha jo njeriu. Humbje e pazevendesueshme per familjen por edhe per QSUT. U prefsh ne paqe Dr. Geri, na pikellove.

    Përgjigju
  • Shkëlqim Pelinku: 13/03/2021 17:09

    Kemi humbur një nga doktorët më të mirë endokrinolog por njëkohësisht një nga njerëzit më të mirë që mund të ekzistojnë në shoqërinë tonë. Do na mungosh Doktor Geri!

    Përgjigju
  • Bledi: 13/03/2021 16:03

    U prehsh ne paqe doktor Geri. Njeri I mire dhe doktor I mire.

    Përgjigju
  • Pik: 13/03/2021 12:43

    Humbje e madhe per te gjithe, nje mjek e nje njeri i mrekullueshem. Na kane ndihmuar shume pa na njohur fare bashke me gruan e tij dr Matilden. Ngushellime familjes, behuni te forte.

    Përgjigju
  • B*3: 13/03/2021 12:18

    Pata nderin ta takoj Doktorin per arsye shendetesore. Eshte nje nga personat ne jeten time qe me ka inspiruar respekt. Me qetesine e tij, me profesionalizmin e tij, me fisnikerine e tij. Ngushellimet me te sinqerta familjareve! Jini krenar per te. Zoti ju dhente force!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë