Një 40 vjeçar në fshatin Sutaj të Komunës Rrajcë të Librazhdit, baba i 3 fëmijëve i ka dhënë fund jetës. Viktima është Fluturim Cuku i cili është gjetur nga familjarët e tij i varur në një pemë pranë shtëpisë së tij.
 
Shkaqet e veprimit vetëflijues së Cukut mendohet të jenë kushtet e vështira ekonomike në të cilën jetonte familja e tij. Fluturim Cuku ishte i papunë, i zhytur në borxhe dhe me dy familjarë të sëmurë, nënën dhe bashkëshorten e tij. 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike në Librazhd, ku kryetari i kësaj dege, Bujar Vreto u shpreh se familja Cuku kishte 6 muaj pa drita, pasi OSHE i ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, për shkak të mospagesave së faturave të energjisë elektrike.
 
Gjithashtu, kryefamiljarit Fluturim Cuku ishte ndërprerë edhe ndihma ekonomike me të cilën mbante familjen. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)