I jepet lamtumira e fundit
kompozitorit Aleksandër Lalo

I jepet lamtumira e fundit<br />kompozitorit Aleksandër Lalo<br /><br>
TIRANE-Kompozitori i madh Aleksandër Lalo është përcjellë për në banesën e fundit pas homazheve të mbajtura te Radio Televizioni Shqiptar.

Lalo ndërroi jetë mbrëmë pas një ataku kardiak duke lënë një boshllëk të madh, jo vetëm te familjarët dhe të afërmit e tij, por edhe të artistët dhe muzika shqiptare, të cilët i dhanë lamtumirën sot.

Profesori ishte shtruar në spital mesditën e djeshme, 6 orë para se të ndërronte jetë, për shkak të një arresti kardiak. Lalo është një emër mjaft i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, pasi ka kompozuar një sërë filmash mjaft të dashur për publikun shqiptar.

[gallery]24772[/gallery]

Prononcimet e artistëve pas homazheve
Për kompozitorin Robert Radoja, Aleksandër Lalo do të mbetet i pavdekshëm, pasi ka lënë pas shumë vepra. “Lalo është i pavdekshëm, ai do të kujtohet gjithmonë për atë që ka dhënë për muzikën shqiptare” tha ai ndër të tjera.

Ndërsa Vaso Tole thotë se Lalo kishte një lidhje shpirtërore me muzikën. “Askush nga ne s’mund ti shtojë apo heq ndonjë gjë. Tipari më dallues që e kemi shquar, ishte përkorja që kishte. Ai kishte një lidhje shpirtërore me muzikën. Muzika e tij ishte shumë e dashur dhe e pranuar. Muzikën e tij ai e reflektoi në një copë Shqipërie. I paharruar qoftë kujtimi i tij”.

Dirigjenti Jetmir Barbullushi tregon se Lalo kishte shumë plane, ndërsa bëri thirrje që artistët të kujtohen sa janë gjallë dhe jo kur largohen nga jeta. “Ka dhënë kontribut në cdo fushë, sidomos pranë RTSH. Lalo është vetëm një sepse natyra dhe muzika e tij ështe e veçantë, ka stilin e tij dhe do të mbetet gjithmonë në klasikët e muzikës shqiptare dhe do të lerë gjurmë edhe në brezat e ardhshëm.

Muzika e tij është autoktone, mbështetet te tabani kombëtar. Më vjen keq për ikjen, duhet të vrapojë që të mbajmë afër artistët. Lalo kishte shumë projekte, një ndër to edhe një vepër simfonike”.

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë