I jepet lamtumira e fundit gazetarit të njohur, homazhe në nder të 80 vjeçarit (VIDEO)

Është përcjellë për në banesën e fundit me nderime shkrimtari, gazetari, dramaturgu e politikani  i njohur Maku Pone,  i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës në vendlindjen e tij Fieri, pas problemeve me zemrën. 

Homazhet në nder të tij u zhvilluan në Qendrën  e Kulturës, e ndërsa të afërm e kolegë të tij kanë shprehur ngushëllimet për largimin nga jeta të shkrimtarit në moshën 80 vjeçare.

Maku Pone lindi ne Fier ne 1 Mars 1939 në një familje që ishte e njohur në Fier dhe rrethinat e tij për kontributin e saj në lëvizjen patriotike, arsimore dhe kulturore. Vjershat e para ai nisi t’i botoje qysh në fillim të viteve 1950 në gazetat dhe revistat për pionere e te rinj. Kurse vëllimin e parë poetik Maku Pone e botoi në vitin 1969.  Maku Pone ka botuar 14 libra me poezi, 10 drama, 4 romane dhe 6 libra për fëmije, ndërsa nuk kanë munguar as çmimet për punën e tij.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore