Me nderime shtetërore e ushtarake është mbajtur ceremonia e varrimit e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Zeri.info.
Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit morën pjesë edhe personalitete nga fusha politike. Kujtojmë se Haradinaj ndërroi jetë ditën e shtunë (16 qershor).
Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim prekës para të pranishmëve për babanë e tij të ndjerë.
Do ti mbetemi besnik lirisë, ashtu siç ishte besnik babai ynë, Hilmu. U presh në paqe plak!. Sot e kemi vështirë familja, e kemi vështirë bashkëluftëtarët dhe kushdo që e çmon lirinë, se kur të ndahemi prej një luftëtari të shquar për lirinë tonë, lirinë e shqiptarëve.... ndarja nga baba ynë, Hilmiu, ka shumë ndenja dhe porosi, por ajo që ka rëndësi është se njerëzit e vendosur dhe që besojnë në vlerën e tyre krijojnë një vlerë të re. Ai arriti që të krijoj prej vetes e prej neve njerëz që e duan lirinë.... liria jonë është si rezultat i shumë vuajtjeve e sakrificave, por edhe nga shtetet mike...
Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës