Përmes meshës së salikimit në të cilën morën pjesë dhjetëra ipeshkvinj, qindra meshtarë dhe mijëra besimtarë, Ipeshkvi i ndjerë i Sapës, monsinjor Simon Kulli u përcoll për në banesen e fundit.
Kreu i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë monsinior Gjergj Meta drejtori ritualin e shenjtë.
Mes dhimbjes së madhe që ka kapluar kishën zevendësi i monsinior Simon Kullit, Rober Kola në emër të meshtarve të dioqezës i dha lamtumirën ipeshkvit të ndjerë.
Mesazhi i ngushëllimit nuk mungoi as nga Papa Leoni përmes të ngarkuarit me punë të Vatikanit në Shqipëri.
Ipeshkvi Simon Kulli kaloi në amshim në moshën 52 vjeçare, mëngjesin e të shtunës se 29 Nëntorit si pasojë e një arresti kardiak. Ai prehet në kriptën e katedralës “Nënë Tereza”, brenda së cilës prehet dhe Ipeshkvi i mëparshëm Luciano Avgostini.
Komente





