Portieri i Francës, Hugo Lloris është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Më 11 shtator gardiani i cili aktivizohet me Tottenham do të jetë i detyruar të dalë para gjykatës në Uestminster për të marrë dënimin siç e paracakton ligji.

Arrestimi i 31-vjeçarit nuk është aspak një lajm i mirë për skuadrën e Tottenham, aq më tepër pasi priten të përballen me Manchester United në “Old Traford”.