Jahti në Patok/ Zbardhet dëshmia e pronarit francez: Udhëtova drejt Shqipërisë për arsye turistike por u prish motori i mjetit, kur u ktheva nga Saranda s'e gjeta

Jahti në Patok/ Zbardhet dëshmia e pronarit francez: Udhëtova drejt Shqipërisë për arsye turistike por u prish motori i mjetit, kur u ktheva nga Saranda s'e gjeta

Jahti i gjetur

Zbardhen detaje te reja ne lidhje me jahtin e gjetur pranë Patokut pak ditë më parë.

Shtetasi francez  Baron Nicolas dëshmon se ka qenë duke udhëtuar me Velierë nga Kroacia drejt Shqipërisë për arsye turistike. Gjatë udhëtimit, mjeti lundrues ka shfaqur probleme motorrike dhe ka ndaluar në vendin që e gjeti policia.

Më tej ka udhëtuar në Sarandë te disa miq të tij dhe pas disa ditësh është kthyer të marrë mjetin, por kur është kthyer ia kishte marrë policia dhe ia kishte ankoruar në PKK Shëngjin. 

"Kam qenë duke udhëtuar me Velierë nga Kroacia drejt Shqipërisë për arsye turistike. Gjatë udhëtimit, mjeti lundrues ka shfaqur probleme motorrike dhe ka ndaluar në vendin që e gjeti policia.

Unë udhëtova  në Sarandë te disa miq të tij dhe pas disa ditësh kur u ktheva per të marrë mjetin, mjeti ishte marre nga policia", kështu ka dëshmuar ai.

Policia ka filluar hetimet në bashkëpunim me prokurorinë dhe shërbimet homologe, qoftë për mjetin, qoftë për personin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion