I kanë mbetur edhe pak muaj jetë, Jurgen Klopp fton Sven Goran Erikssonin: Eja dhe bëje punën time te Liverpooli

I kanë mbetur edhe pak muaj jetë, Jurgen Klopp fton Sven Goran Erikssonin: Eja dhe bëje punën time te Liverpooli

Jurgen Klopp dhe Sven Goran Eriksson

Trajneri legjendar, 75-vjeçari suedez Sven Goran Eriksson njoftoi pak ditë më parë se i ka mbetur edhe një vit jetë pasi zbuloi se është prekur nga një lloj tumori i pashërueshëm. Ky lajm nuk e ka stepur ish-trajnerin e Anglisë, që në disa intervista i ka dhënë kurajo të gjithëve që preken nga sëmundje të tilla.

Në lidhje me këtë gjë, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ftuar Erikssonin në Angli dhe përkatësisht në klub për t'u rikthyer në stol, ku të bëjë punën e trajnerit sërish.

"Dëgjova për herë të parë për admirimin dhe dashurinë e tij për Liverpoolin dhe se ai ka qenë tifoz i skuadrës sonë gjatë gjithë jetës së tij”, tha Klopp në një konferencë për shtyp.

"Ai është shumë i mirëpritur dhe mund të ulet në vendin tim, në zyrën time dhe ta bëjë punën time për një ditë nëse dëshiron, nuk ka problem. Dëshiroj ta mirëpres këtu dhe t'i tregoj gjithçka dhe si është zhvilluar ky klub i mrekullueshëm ndër vite", vazhdoi trajneri gjerman.

Shtypi anglez shkruan se ekziston mundësia që Eriksson të jetë trajner i Liverpoolit në një ndeshje legjendare kundër Ajaxit, e cila do të zhvillohet më 23 mars.

"Ai mund të vijë këtu dhe të kalojë disa orë të mrekullueshme, jam i sigurt”, përfundoi Klopp.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Nga rikthimi i Stalinit, te Tuaregu i Monikës; kodet e tërbimit të Ilir Metës

Ylli Pata: Nga rikthimi i Stalinit, te Tuaregu i Monikës; kodet e tërbimit të Ilir Metës