Shkodër janë gjobitur 1027 shoferë, gjatë një jave pasi u kapën nga dronët duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjobat më të shumta janë vendosur për shkelje si parkim i gabuar, mosvendosje e rripit të sigurimit dhe parakalim i gabuar.

Masët administrative:

-124 drejtues automjetesh për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara

- 80 drejtues automjetesh për parakalim të gabuar

-85 drejtues automjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit

-78 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-660 drejtues mjetesh për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.