Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur deputetit socialist Erion Braçes në lidhje me kërkesën e tij ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet.
Në shkresën që Report Tv disponon KQZ shprehet se i vendos në dispozicion Braçes rezultatet personale nga viti 2001 deri në 2021.
Ndërkohë sa u përket rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend të viteve 1996 dhe 1997, KQZ nënvizon se iu janë drejtuar zyrtarisht Arkivit Qendror Shtetëror i cili thotë se këto dokumente nuk gjenden në fondin e tyre arkivor. Sipas shkresës 'rezultatet e zgjedhjeve për këto dy vite administrohet në arkivin e Kuvendit të Shqipërisë'.
Sipas dokumentit, Braçe renditet te politikanët më të votuar.
Në vitin 2001 kur kandidonte në qarkun e Beratit, Braçe mori 6,754 vota, kurse në 2005 mori 5,213 vota. Respektivisht 59.08% dhe 40.07% të votave në bazë zone zgjedhore.
Në zgjedhjet e vitit 2009, në 4 KZAZ arriti të siguronte 48.3% të votave të PS në rang qarku.
Në vitin 2013 në Divjakë, mori 7434 vota. Në 2017 në Divjakë mori 13,095 vota, të cilave iu bashkëngjitën edhe ato të Lushnjes, 28,126 në të dy KZAZ-të (57,2% të votave të PS në rang qarku).
Në vitin 2021 në këto dy bashki pati një rënie të lehtë në 52,8% të votave të PS në rang qarku pasi votat në total në Lushnje arritën 39,841 kurse në Divjakë 9,714.
Në të njëjtin vit, në Fier, Braçe siguroi 15,622 vota, ose 17.06 % të votave të PS në rang qarku.

Kërkesa për rezultatet e zgjedhjeve nga Braçe erdhi vetëm pak ditë pasi ai shprehu dëshirën për mundësinë e kandidimit për postin e kryebashkiakut të Tiranës në 2027.
Braçe u mandatua si deputet në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare (11 maj 2025), duke fituar mandatin nga lista e hapur e PS-së, ndërsa rezultoi më i votuari.
Përgjigja e plotë e KQZ për Erion Braçen
Për dijeni: Z. Erion BRAÇE
Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Të nderuar,
Në përgjigje të shkresës suaj me nr. 709 prot., datë 26.03.2026, nëpërmjet së cilës kërkoni informacion të detajuar për numrin e votave dhe përqindjen mbi rezultatin e deputetit Z. Erion Braçe për zgjedhjet për Kuvend të vitit 1996, 1997, 2001, 2005, 2021, si dhe numrin e votave dhe përqindjen mbi rezultatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend të vitit 2009, 2013, 2017, 2021, ju bëjmë me dije se:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si organ përgjegjës për organizimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore, është institucion publik i krijuar në vitin 2001, e rrjedhimisht informacioni i administruar, daton prej kësaj periudhe e në vijim.
Për sa i përket rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend të viteve 1996 dhe 1997, iu drejtuam zyrtarisht Arkivit Qendror Shtetëror, i cili pasi verifikoi se këto të dhëna ose dokumente nuk gjenden në fondin e tyre arkivor, konfirmoi se informacioni mbi rezultatet e zgjedhjeve për këto dy vite administrohet në arkivin e Kuvendit të Shqipërisë.
Përsa sipër, bashkëlidhur gjeni informacionin e kërkuar, për periudhën nga viti 2001 deri në vitin 2021.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
Klikoni këtu për të parë dokumentin e plotë
Komente










Shume njeri I mire,vazhdo perpara me Kurajo .
Përgjigju