Gugash Kamberi, aktivisti i Partisë Socialiste në Tiranë, është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të sëmundjen që vuante. Lajmin e ka dhënë, deputeti socialist Erion Braçe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Kamberi ka dhënë një kontribut të çmuar për Partinë Socialiste, teksa sipas tij, e ka ndihmuar edhe në zgjedhjet e fundit, pavarësisht se ishte i paralizuar.
Por Braçe ka denoncuar edhe skandalin që lidhet me Postën Shqiptare. Sipas ligjvënësit, postieri ka dorëzuar pensionin familjarëve të Kamberit dhe më pas është rikthyer që ta marrë mbrapsht.
Deputeti shkruan se një akt i tillë është i turpshëm dhe aspak njerëzor.
Postimi i plotë i Braçes
GUGASH KAMBERI ISHTE NJË BURRË,
NJË PRIND, NJË GJYSH, I MIRË-MBETI I TILLË,
Një jetë e tërë e ndërtuar përmes punës, nderit, dinjitetit, mirësise, sëmundjes që e kufizoi por dhe jo;
GUGASH KAMBERI ISHTE NJË SOCIALIST;
Në krye të një familje që na ka mbështetur pafund;
Edhe unë e mora mbështetjen ardhur në Tiranë, prej tij dhe familjes së tij;
Ashtu i paralizuar nuk mungoi dhe erdhi në qendrën e votimit një vit më parë, VOTOI edhe një herë; mua me mahnit forca e vendosmëria e të tille njerëzve; MBI TË GJITHA MË BËN PËRGJEGJËS NDAJ TYRE, FAMILJEVE TE TYRE!
Dua ta ngushëlloj FAMILJEN KAMBERI, gjithë të dashurit dhe miqtë e tyre tek 5-sa, 9-ta e kudo që janë!
GUGASH TË QOFTË I LEHTË DHEU NË GJOKS;
U KUJTOFSH E NDEROFSH SIÇ ISHE-I MIRË!
Mësova nga familjarët që sot ishte paraqitur në familje postieri e kishte dorëzuar PENSIONIN-të ardhurat; tani në drekë ishte paraqitur përseri dhe kish kërkuar mbrapsht PENSIONIN-të ardhurat;
Nuk e di ku e gjeni kurajon të bëni këtë në një ditë si kjo?!
Ka qene gjallë në MARS! Ishte gjallë edhe sot në 1 PRILL!
Komente












Brace nje njeri I madh politik
Përgjigju