TIRANE- Kristjan Marinaj allias Arjan Bytyçi njëri nga bashkëpuntorët në vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, ka qenë dëshmitar në procesin gjyqësor kundër të pandehurit Arben Frroku që zhvillohej në Tiranë.

Marinaj, i cili në dokumentat belge rezulton me shtetësi serbe është paraqitur para Gjykatës së Krimeve të Rënda në muajin tetor të vitit të kaluar, ku është pyetur nga prokuroria dhe avokatët mbrojtës lidhur me konfliktin që kishte ish-shefi i komisariatit nr.6 Dritan Lamaj me biznesmenin Arben Frroku.