VLORE - Dy persona kanë rënë pre e një sulmi grabitjeje rreth orës 19.00 të ditës së martë. Sipas policisë shtetasi N. Xh, dhe Dh. D, të dy banues në Korçë mbas një njohje të rastit me dy persona nga Vlora kanë biseduar për të hyrë në marrëdhënie tregtare për dhënien me qira të një hoteli.
Me pretekstin që bisedën ta vijonin në banesën e një prej personave nga Vlora, këta të fundit i kanë çuar në afërsi të fshatit Peshkëpi, në një zone larg rrugës kryesore ku u ka dalë edhe një person i tretë, i cili sipas deklarimeve të N. Xh dhe Dh. D, ka qëlluar me armë në ajër me qellim kanosjen për marrjen e një sasie parash që kishin me vete.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Drejtorisë personat e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nuk ka persona të lënduar.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com