Një futbollist i Everton në Premier League, emri i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar nga policia angleze. Ai akuzohet për abuzime seksuale me të mitur, ndërsa emri mbahet i fshehur për arsye ligjore, shkruajnë mediat angleze.
31-vjeçari u ndalua të premten nga Policia e Mançesterit. Ai është pjesë e skuadrës së Everton dhe sipas mediave britanike është i martuar. Në një deklaratë, klubi konfirmoi arrestimin dhe gjithashtu pezullimin e lojtarit, ndërsa shprehu mbështetje për autoritetet dhe hetimet që po kryejnë.
Sipas mediave britanike bëhet fjalë për një lojtar me emër, që ka edhe përvojë me skuadrën e tij kombëtare, por nuk dihet ende se për cilin lojtar bëhet fjalë.