TIRANE-Shefi i prezencës së OSBE-së Bernd Borchardt do të largohet nga Shqipëria, pasi i mbaron mandati. Lajmi konfirmohet për Shqiptarja.com nga burime pranë Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Diplomati në 2 shtator largohet nga Tirana, ndërsa në Vjenë ende nuk është vendosur emri i pasardhësit të tij. Ai qëndroi në këtë detyrë për 4 vite, ndryshe nga mandati që është 3. Borchardt në pamundësi për t'i takuar për shkak të situatës së COVID-it u ka dërguar një letër falenderimi miqve.

"Të dashur miq dhe kolegë,

Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator.

Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant.

Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal.

OSBE është në proces të rekrutimit të pasardhësit tim. Në ndërkohë, për çdo pyetje programatike, ju lutemi kontaktoni znj. Jelena McCoy ([email protected]), për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac ([email protected]). Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga ([email protected]).

Mund të më kontaktoni tek [email protected], ose me postë nën Bernd Borchardt Uhlgasse 2 53157 Bon / Gjermani

(Si nëpunës në pension në pension sigurisht që nuk do t’i kontrolloj postat e mia rregullisht J)

Ju uroj gjithçka më të mirë, qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm!" shkruan Bernd Borchardt në letrën e tij.

Bernd Borchardt  do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve, pasi kreu i shtetit Ilir Meta e shpalli 'Non grata' në presidencë ambasadorin e OSBE, pasi ky i fundit kundërshtoi dekretin e tij për zgjedhjet vendore dhe për shkak të incidentit të ndodhur në kryeqytet ku ambasadori u tregoi gishtin e mesit disa protestuesve të 'Astirit'.