I mbijetoi Holokaustit, por vritet nga rusët në Kharkiv! Histori e një ukrainsi që i shpëtoi nazistëve në kampet e përqendrimit dhe u vra nga bombat e Putinit

I mbijetoi Holokaustit, por vritet nga rusët në Kharkiv! Histori e një ukrainsi që i shpëtoi nazistëve në kampet e përqendrimit dhe u vra nga bombat e Putinit

Boris Romantschenko

Një burrë ukrainas, Boris Romantschenko, i cili i mbijetoi Holokaustit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore është vrarë gjatë një sulmi rus në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv. Të afërmit e Romantschenko, 96 vjeç, thanë se ai vdiq gjatë bombardimeve ruse të premten në bllokut e apartamenteve ku jetonte.

Forcat ruse kanë bombarduar pa pushim Kharkivin dhe të paktën 500 civilë janë vrarë tani atje, thonë zyrtarët ukrainas. Fondacioni Buchenëald dhe Mittelbau-Dora Memorials tha se ishte "thellësisht i shqetësuar" nga vdekja e Romantschenko. Organizata, nënkryetar i së cilës ishte Romantschenko, njoftoi lajmin pasi u informua nga familja e tij dhe tha se ai "kishte punuar intensivisht në kujtimin e krimeve naziste".

"Ne vajtojmë humbjen e një miku të ngushtë. I urojmë djalit dhe mbesës së tij, që na sollën lajmin e hidhur, shumë forcë në këto kohë të vështira", thuhet në deklaratën e fondacionit.

Romantschenko lindi në qytetin verilindor të Bondarit më 20 janar 1926. Ai u arrestua nga trupat naziste në moshën 16-vjeçare pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik dhe u deportua në Gjermani në vitin 1942, ku u detyrua të bënte punë të rënda, tha fondacioni.

Pas një përpjekjeje të dështuar arratisjeje në vitin 1943, ai u dërgua në kampin e përqendrimit Buchenëald, ku rreth 56.545 njerëz u vranë para çlirimit të tij në 1945 nga aleatët.

Ai gjithashtu kaloi kohë në nënkampin e Mittelbau-Dora, si dhe në kampet famëkeqe Bergen Belsen dhe Peenemünde. Vdekja e Romantschenko vjen më shumë se tre javë pasi presidenti Vladimir Putin u përpoq të justifikonte pushtimin e tij ndaj popullit rus duke i thënë atyre se qëllimi i tij ishte "de Nazifikimi i Ukrainës".

Udhëheqësit perëndimorë i kanë dënuar këto pretendime të presidentit rus dhe kanë theksuar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është hebre./ Përshtati nga BBC Shqiptarja.com

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit