Lidhur me debatin për të drejtat e LGBTI në Shqipëri, që mori një vëmendje të madhe sot, pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili kritikoi disa politikanë për deklaratat e tyre diskriminuese dhe për mosmbështetjen e akuzës, ka reaguar edhe imami i Shkodrës Muhamed Sytari.
Gjatë hytbes së kësaj të premte në Xhaminë e Parrucës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, foli me tone të rënda kundër fenomeneve sipas tij negative për tendencën dhe devijimin e familjes, sikurse janë martesat brenda së njëjtës gjini.
Sipas Sytarit, mbështetësit e tyre kanë në krah shejtanit, dhe se duhet punuar për vlerat e besimit dhe tabanin kombëtar.
Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini. Nuk duhet pranuar për asgjë në botë. Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar. E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë
tha sot Hoxha në xhami