Megjithatë, në telefonatën e tretë, Rabuffi e kuptoi se në telefon ishte vërtetë Papa Francesco, i cili shpesh u telefonon fansave të tij të rrjeteve sociale. Françesku i kishte telefonuar Rabuffit që t’i uronte shërim të shpejtë pasi kishte mësuar se kishte qenë i sëmurë.
“Më tha se i ishte dukur për të qeshur e gjithë kjo histori e mbylljes së telefonit”, ka thënë Rabuffi për gazetën e Vatikanit “l’Osservatore Romano”. Rabuffi ka thënë se ai së bashku me bashkëshorten e tij morën pjesë në meshën e së mërkurës në Vatikan për t’i kërkuar falje personalisht Papës për mbylljen e telefonit.
Redaksai Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
