Hamasi ka publikuar një video ku shfaqet 24-vjeçari izraelit Evyatar David, i cili u mor peng nga grupi terrorist më 7 tetor 2023, kur dhe nisën sulmet drejt Izraelit.

David shfaqet në një tunel, në kushte shumë të vështira, teksa ka deklaruar se nuk ka ngrënë për ditë të tëra.

"Nuk kam ngrënë për ditë të tëra... Mezi kam ujë të pijshëm", tha ai.

Pamjet shkaktuan kritika të mëdha, me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila i cilësoi pamjet si “të tmerrshme” dhe tha se ato “zbulojnë barbarinë e Hamasit”.

Ndërkaq, Hamasi thotë se është gati t'u japë ndihmë pengjeve që mban në Gaza nëse Izraeli hap korridore humanitare përgjithmonë dhe ndalon "të gjitha format e trafikut ajror" gjatë dorëzimit.