Një tjetër i dënuar ka humbur jetën në burgun e Zaharisë në Krujë.

Bëhet me dije se një 69 vjeçar me inicialet I. R, fillimisht nuk është ndjerë mirë, dhe është ankuar se kishte vështirësi në frymëmarrje.

Mësohet se i dënuari kishte probleme me zemrën, ndonëse ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës nuk ka mundur të mbijetojë. 

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:00 në burgun e Zaharisë.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. 

Vetëm pak ditë më parë një tjetër i dënuar humbi jetën në të njëjtin burg, ku një 48 vjeçar u gjet i vetëvrarë.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com