Gjykata e Tiranës refuzoi padinë e Mereme Selës kundër përjashtimit të saj nga gara për zgjedhjet e 23 majit për kryetarin e PD. Gjykata e Tiranës, në vendimin e marrë disa ditë më parë (8 maj) thotë se padia nuk plotëson një sërë kushtesh ligjore.
“Mereme Sela, nuk ka përcaktuar qartë të dhënat që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse, nuk ka paguar tarifë gjyqësore si dhe në kërkesë-padi nuk janë parashtruar qartë faktet që kërkohen të provohen në këtë gjykim”, thotë Gjykata.
Mejkja Mereme Sela çoi në gjykatë zgjedhjet në PD, pasi ajo pretendonte se është lënë pa të drejtë jashtë garës së 23 majit. Kandidimi iu refuzua edhe Ervin Salianjit, Alesia Balliut e Evi Kokalarit, të cilët deri më tani nuk kanë bërë asnjë ankimim, duke lënë të vetëm në garë Sali Berishën.
Njoftimi i plotë
Gjykata pasi shqyrtoi çështjen civile dhe aktet bashkangjitur saj, Konstatoi se: Paditësja ka paraqitur për gjykim pranë Gjykatës së Shkalës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkesëpadinë me palë ndërgjyqëse, objekt dhe bazë ligjore të sipërcituar. Në respektim të parashikimeve të KPC, gjykata ka detyrimin që paraprakisht të vlerësojë faktin nëse kërkesëpadia e paraqitur për gjykim plotëson të gjitha kërkesat formale dhe procedurale.
Referuar nenit 154[1] të K.pr.Civile që parashikon shprehimisht se: “1. Kërkesëpadia shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përmbajë: a) gjykatën përpara së cilës paraqitet kërkesa; b) emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e paditësit e të paditurit dhe të personave që përkatësisht i përfaqësojnë ata, kur ka të ti lë. Nëse paditësi ose i padituri pala;
c) objektin e padisë; ç) tregimin konkret të fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve të tjera provuese, të së drejtës mbi të cilat mbështetet padia, si dhe kërkimin konkret të paditësit; d) vlerën e padisë, në rast se objekti i saj është i vlerësueshëm.
2. Përveç këtyre kërkesave, paditësi në kërkesëpadi duhet të tregojë saktë dhe/ose të bashkëngjisë: a) të dhënat elektronike të kontaktit të tij ose të përfaqësuesit, nëse ka një të tilë, ku gjykata mund ta njoftojë; b) listën e personave që kërkon të thirren në gjykim në cilësinë e dëshmitarit, duke saktësuar emrin, atësinë, mbiemrin dhe adresën e plotë, si dhe faktet që kërkohet të provohen me to; c) provat që kërkohen të merren nga i padituri dhe të tretët, duke përcaktuar arsyet dhe vendndodhjen e këtyre provave; ç) lojin e ekspertimit që kërkohet të kryhet gjatë gjykimit; d) emrin, atësinë, mbiemrin ose emërtimin nëse është person juridik dhe adresën e plotë të personave të tretë që kërkon të thirren në gjykim me këtë cilësi; dh) aktin provues të pagimit të tarifës së padisë, sipas ligjit.”Sipas nenit 154/a të KPC, “Kur kërkesëpadia nuk plotëson kushtet e përmendura në këtë kre, gjyqtari i vetëm ia kthen paditësit në kohën e paraqitjes së saj ose ai njoftohet me shkrim për plotësimin e të metave dhe, pasi të jetë shënuar në padi data e paraqitjes, caktohet një afat për plotësimin e të metave. Deri në këtë datë padia mbetet pa veprime…”
Nga ana tjetër, në nenin 156 të KPC është parashikuar se: “Bashkë me kërkesëpadinë duhet të paraqiten: a) prokura, në rast se kërkesëpadia paraqitet në emër të paditësit nga përfaqësuesi i tij; b) kopje të kërkesëpadisë dhe të akteve provuese, në numër sa janë të paditurit, si dhe për rastin e parashikuar nga neni 197 i Kodit Civil. Me paraqitjen e kërkesëpadisë paguhet tarifa, si dhe shpenzimet e nevojshme për njoftimet oseshërbimet e tjera gjyqësore paditësit në kohën e paraqitjes së saj ose ai njoftohet me shkrim për plotësimin e të metave dhe, pasitë jetë shënuar në padi data e paraqitjes, caktohet një afat për plotësimin e të metave.
Deri në këtëdatë padia mbetet pa veprime.” Në rastin konkret gjykata, bazuar në parashikimin e bërë nga nenet 154, 154/a dhe 156 të KPC, konstaton se kërkesëpadia e depozituar nga pala paditëse paraqitet me të meta, dhe konkretisht se:-Së pari pala paditëse nuk ka përcaktuar qartë në kërkesëpadi, emrin, atësinë, mbiemrin dhe të dhëna të tjera që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse. Nuk është bashkëlidhur një mjet identifikimi i vlefshëm në formën e kërkuar nga ligji;-Së dyti rezulton se pala e paditur është person juridik dhe rrjedhimisht duhet përcaktuar qartë emërtimin e tij ashtu siç figuron në regjistrat publikë, duke treguar edhe selinë ose zyrën qendrore, ku do kryhet njoftimi;-Së treti rezulton se nuk është paguar tarifa gjyqësore;-Së katërti konstatohet se në kërkesëpadi nuk janë parashtruar qartë rrethanat e faktit dhe faktet që kërkohen të provohen në këtë gjykim.-Së fundmi rezulton se aktet provuese bashkangjitur kësaj kërkese: “Vendim-për shpa lje e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të dates 11 maj 2025”, Lidhja 1 në 13 fletë, Lidhja 2 në 4 fletë, vendim nr. 30 akti datë 04.09.2025 I Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor Tiranë, Vendim nr. 120 datë 01.05.2026 “Për shqyrtimin dhe miratimin e kandidaturave për kryetar të PDSH-së” I Komisionit të Organizimit dhe Kontro lit të Operacioneve Elektorale, janë të gjitha fotokopje, jo të njësuara me origjinalin ose origjinale dhe rrjedhimisht jo në formën e kërkuar nga ligji. Në këto kushte, kërkesëpadia përmban të meta thelbësore dhe duhet t’i kthehet paditëse pa veprime. Sa më sipër është në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 7 datë 14.01.2022 që ka parashtruar shprehimisht se: “Kolegji vlerëson se gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë gëzon diskrecion të plotë për sa i përket disponimit të tij, sipas nenit 154/a të KPC-së, në rastet kur kërkesëpadia nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga ligji procedural.
Ky lloj diskrecioni i jep edhe më shumë pavarësi gjyqtarit për të vlerësuar nëse është rasti për kthimin e akteve në kohën e paraqitjes së padisë ose për kthimin e kërkesëpadisë për plotësim. Sa më sipër, gjykata vendos t’i kthejë palës paditëse kërkesëpadinë dhe aktet bashkangjitur me to. P Ë R K Ë TO ARSYE Bazuar në nenet 158, 154, 154/a dhe 156 të KPC gjykata;V E N D O S I 1. Kthimin e akteve me të meta, që i përkasin kërkesëpadisë me Nr. 12697 Regj.Them Datë 06.05.2026 dhe paditëses *******. 2. Ndaj këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve, afat që filon nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Kliko këtu për dokumentin e plotë
Komente







