TIRANË - U njoftuan nga kolegët për një makinë me xhama të zinj, por pasi e ndaluan morën ryshfet nga shoferi dhe nuk i vunë asnjë masë ndëshkuese. Ky veprim i ka kushtuar pezullimin nga detyra të dy efektivëve të Policisë Rrugore në Tiranë, Agron Boga dhe Nazmi Xhaja të cilët akuzohen për shpërdorim të detyrës.
Vendimi i Policisë së Shtetit për t'i pezulluar u mor pas publikimit në rrjetet sociale të një video ku shfaqen dy punonjesit e Policisë Rrugorë dhe pretendohet se kanë përfituar para nga një drejtues mjeti.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ka rezultuar se pasditen e së premtes policët po kryenin shërbimin në aksin Kashar-Tiranë dhe kanë ndaluar një automjet pasi kishin marrë njoftim se udhëtonte me xhama të errësuar. Dyshohet se punonjësit e policisë kanë shkelur detyrën duke mos ndëshkuar drejtuesin e automjetit, në këmbim të parave që i kanë marrë atij pas ndalimit.
Çështja është duke u hetuar paralelisht edhe nga Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
"Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit falënderojnë qytetarët dhe mediat për kontributin në luftën kundër shkelësve të ligjit dhe kundër korrupsionit, si dhe i ftojnë ata të vijojnë të japin kontributin e tyre. Ndërkohë, ato sigurojnë mbarë opinionin publik se përballë shkeljeve të detyrës nuk do të kursehet askush", - thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Cfare eshte ajo i futen ne xhep policit rrugor ne momentin 01:47 sec? Ftese dasme, letra bixhozi apo leke borxh?
Posted by on 2016-01-08