Një 15-vjeçar i cili kishte marrë automjetin e prindërve pa leje, humbi jetën në një aksident në Pezë Helmës, zonë ku edhe banonte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10 të së martës. Sipas policisë, i mituri ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës. Për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.
I mituri kishte pasagjer në makinë edhe shokun e tij 16-vjeçar i cili nga përplasja është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
C'donin dy 15-16 vjecare ne oren 22 jashte neper rruge,ne vend qe te ishin ne gjume, se te nesermen ne mengjes do te shkonin ne shkolle dhe ku dreqin ishin familjaret,ora 22 dhe asnje ne shtepi qe t'i kontrollonin cfare benin?!
Përgjigju










Komente
Komento