Një 50 vjeçar është proceduar pas kallëzimit se ka mashtruar një person, duke i thënë se do ta ndihmonte ti merrte një banesë si i përndjekur politik në këmbim të një shume parash.

Kallëzimi është bërë në Policinë e Tiranës nga G. Ç., në datë 8 shkurt, ndërsa mashtrimi i 50-vjeçarit E. H., ka zgjatur 2 vite rresht, duke i marrë 35-vjeçarit një sasi dollarësh. 

Njoftimi i Policisë
Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E. H., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi para dy vitesh, nëpërmjet mashtrimit se do ti merrte një banesë si i përndjekur politik, i ka marrë një shumë dollarësh shtetasit G. Ç., vjeç 35 banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Er.K/Shqiptarja.com