I ngacmonte gruan, ja pse truproja
plagosi  me thikë Florenc Hoxhën

I ngacmonte gruan, ja pse truproja<br />plagosi  me thikë Florenc Hoxhën
Dyshimet se shefi i tij Florenc Hoxha në atë kohë drejtues i inspektoriatit të Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, i kishte zënë te dashur gruan, ka detyruar një ish-punonjës (truprojen) e këtij inspektoriati, të plagosë me thikë Florenc Hoxhën. Për këtë krim Indrit Deliu është dënuar pak ditë më parë me 3 vite burg.

Ndërkohë që shkak i këtij sherri që pasoi në plagosjen e rëndë me dashje ka qënë një telefonatë e Florenc Hoxhës në numrin e gruas së autorit të krimit Indrit Deliu. Ky i funidt është banor i qytetit të Tiranës, aktualisht i ndodhur në masën e sigurisë “Arrest ne burg” për veprën penale per të cilën akuzohet.

“E kisha punonjës, e paguaja vetë”
Deliu ka lidhje gjaku me të dëmtuarin Florenc Hoxha i cili ka qënë ne detyrën e kryeinspektorit të Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë Tiranë dhe ka patur në punë të pandehurin Indrit Deliu, por jo në mënyrë të ligjëruar. Rreth këtij argumenti nuk mbetet jashtë vëmendjes së gjykatës “marrëdhënia e punësimit” e sipërcituar midis palëve e deklaruar nga shtetasi Florenc Hoxha i cili në procesverbalin e deklarimeve të tij më datë17.11.2014 nënvizon se: “…para 5-6 muajve Indritin e kam marrë në punë..e kam thirrur disa herë dhe i kam tërhequr vëmendje..me imazhin e tij dëmtonte punën time..i thashë jam i detyruar të të largoj nga puna...Unë nuk e kam pasur punonjës zyrtar... Indritin e paguaja vete..”.

Telefonata me gruan
Ndërkohë sipas organit të akuzës fakti penal i përket datës 13 nëntor 2014 kur i dëmtuari Florenc Hoxha në orët e mbrëmjes i ka bërë një thirrje telefonike bashkëshortes së të pandehurit, shtetases Olta Deliu e cila nuk i është përgjigjur, por që telefonin e saj ia ka dhënë bashkëshortit Indrit Deliu, i cili ky i fundit i ka bërë thirrje të njëjtit numër telefoni, për të mësuar se kush i telefononte bashkëshortes së tij.
 
Sipas akteve, të pandehurit Indrit Deliu abonenti i është përgjigjur dhe ai ka njohur zërin e shtetasit Florenc Hoxha i cili më pas ja ka mbyllur telefonin. Në këto rrethana i pandehuri ka bërë disa thirrje telefonike por personi që mbante këtë numër telefoni nuk i është përgjigjur. Në këto rrethana i pandehuri nëpërmjet të afërmve të tij e ka njoftuar të dëmtuarin Florenc Hoxha të hap telefonin dhe të sqaronte me të shkakun e telefonatës që ai i kishte bërë bashkëshortes se tij Olta Deliu. Në rrethanat kur i pandehuri nuk ka mundësuar bisedën telefonike me të dëmtuarin, ai së bashku me kunatin e tij Fatjon Gjuzi është nisur për t’a gjetur dhe takuar atë.

Plagosja me thikë
Kështu, në datën e mësipërme rreth orës 21.00 i pandehuri Indrit Deliu pasi është vënë në dieni se i dëmtuari Florenc Hoxha ndodhej në lokalin e shtetasit Qamil Isufaj në “Fushë-Farkë” ai bashkë me kunatin e tij Fation Gjuzi ka shkuar në atë lokal. Pasi i pandehuri është futur nga dera e pasme e kuzhinës se lokalit ai ka marrë një thikë që e ka gjetur aty mbi tavolinë dhe prej andej ka kaluar në lokal. Sipas organit të akuzës, i pandehuri sapo ka parë shtetasin Florenc Hoxha i cili ka qënë ulur në një karrike,  i është drejtuar atij dhe e ka goditur me thikë, duke i shkatuar dëmtime të shumta në pjesën e shpatullës dhe në bark. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi