I Ngarkuari me punë i SHBA-së, Wisner: Vetingu i domosdoshëm, koha për hapa më të vështirë! Çështjet e prapambetura, vonesë e drejtësisë për qytetarët

 

I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së, David Wisner gjatë konferencës për prezantimin e strategjisë së re kombëtare të uljes së çështjet e prapambetura në gjykata, organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi por shtoi se është e nevojshme që të ndërmerren hapa më të vështirë. Ai tha se duhet më shumë bashkëpunim mes qeverisë dhe institucioneve.

“Kur mendon për Shqipërinë është njësoj sikur jeni përpjekur të kaloni nga një person që thjesht qëndron ulur në një kolltuk në një atlet olimpik. Dhe të mendosh në 30 vite. Është thuajse një kohë shumë e shkurtër kur mendohet e gjithë koha. Të gjithë keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Keni punë të vështirë dhe keni punë fantastike, por mbetet shumë punë për të bërë. Jemi krenar si amerikanë dhe ambasada e SHBA këtu, që bashkë ndajmë vlerat e përbashkëta të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, u shpreh Wisner.

Sipas diplomatit amerikan, stoku i dosjeve në drejtësi është vonesë e drejtësisë për qytetarët.

“Këto parime janë thelbësore, sikurse është trajtimi i drejtë i qytetarëve. Dhe në thelb të demokracisë që ofron diçka për njerëzit e saj, në fakt është angazhimi që ajo ka për njerëzit. Numri i çështjeve gjyqësore është vonesë e drejtësisë për qytetarët e zakonshëm. Kjo strategji që po zhvilloni është një angazhim për të adresuar nevojat e qytetarëve. Dëshiroj të përgëzoj KLGJ për angazhimin e tyre në këtë strategji”, u shpreh ai.

“Zgjedhjet tuaja e vendosin sistemin e drejtësisë në themele të forta dhe do të gjenerojë një të ardhme në drejtësi që plotëson nevojat e shqiptarëve. Hapat që keni ndërmarrë për të përmirësuar situatën kanë qenë të dhimbshëm. Vetingu ka shkaktuar ndërprerje, por ishte i domosdoshëm dhe ju e hodhët atë hap të vështirë. Është koha për hapa më të ndërlikuar. Ju nxis të bëni hapa më të vështirë që trajtojnë sfida të tjera. Institucionet dhe qeveria duhet të punojnë së bashku dhe të angazhojnë burime për strategjinë që po diskutohet sot”, tha ai.


Lajmi kryesor:

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjore, më shumë ndihmës ligjorë! Qeveria: Gati të japim paratë


B.K/S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë