114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjore, më shumë ndihmës ligjorë! Qeveria: Gati të japim paratë

Është prezantuar këtë të hënë nga KLGJ strategjia kombëtare për të luftuar fenomenin që është shndërruar në problemin kryesor të dhënies së drejtësisë në vend, dosjet e prapambetura që presin për gjykim. Rreth 114 mijë dosje janë në pritje për t’u gjykuar dhe kjo kërkon lëvizje urgjente dhe të forta. Para drejtuesve të KLGJ-së, përfaqësuesve të Qeverisë dhe të organizatave ndërkombëtare në Tiranë pikat kryesore të strategjisë e prezantoi Ardian Dvorani, i shpallur edhe nga SHBA-të si personazh i spikatur në luftën kundër korrupsionit. Dvorani përmendi ndryshime të rëndësishme ligjore në Kodin e Procedurës Penale, atë të Procedurës Civile, ligjin për çështjet administrative si dhe ligjin për organizimin e gjyqësorit.

“Sipas mendimit tonë secila prej këtyre nismave ligjvënëse do të japë një impakt pozitiv në uljen e çështjeve të prapambetura nëse do të miratohen të gjitha së bashku, në koordinim me një tjetra”, tha Dvorani. 

Një prej ndryshimeve më të rëndësishme është rritja e gamës së çështjeve që mund të gjykohen në shkallën e apelit me një gjyqtar të vetëm, çështje penale, civile dhe administrative.  Në rastet e gjykimeve penale, propozohet zgjerim kur gjykata mund të shqyrtojë me trupe gjykuese me një gjyqtar për vepra penale që parashikojnë dënim me gjobë dhe deri në burgim deri në 2 vite. Këto kategori çështjesh përbëjnë 15% të dosjeve.  Gjithashtu Dvorani tha se tjetër masë pritet të jetë zgjerimi i rasteve administrative që nuk mund të ankohen në Apel.  Mund të përfshihen kontratat administrative, marrëdhëniet e punës dhe shërbimit civil për vlera të caktuara.

“Gjykimi në shkallë të dytë të disa çështjeve, civile, administrative dhe penale me strukturë monokratike, pra me një gjyqtar të vetëm. Çështjet civile, të zgjerohet numri i rasteve kur Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të funksionojë me një gjyqtar të vetëm. Gjithashtu synohen ndryshime edhe në ligjin për gjykatën administrative, edhe në këtë gjykim propozohet gjykimi i çështjeve në shkallë të dytë me një gjyqtar. Në rastet e gjykimeve penale, propozohet zgjerim kur gjykata mund të gjykojë me trupe gjykuese me një gjyqtar janë ato që parashikojmë dënim me gjobë dhe dënime me burgim deri në 2 vite, si dhe rastet e parashikuara në nenin 420 të Kodit. Inventarizim i çështjeve që regjistrohen për të pasur të dhëna të hollësishme dhe gjykata të merrte një vendim. Arrihet në përfundim se cilat çështje dhe grup çështjes mund të gjykohen me shpejtësi dhe përparësi

 

Koha po tregon se juristët nuk kanë interes të ndjekin rrugën e Magjistraturës, do të duheshin disa dekada nëse ndjekim këtë procedurë. Për këtë lloj detyre nuk mungon interesi. Të ndryshojmë mënyrën e rekrutimit të tyre, të realizohet nga vetë gjykata me konkurs publik. Më pas një trajnim të posaccëm, intensiv dhe të vazhdueshëm. Edhe trajtimi financiar të jetë adekuat. Aktualisht është përkeqësuar.

Një ndryshim tjetër shumë i rëndësishëm është ndryshimi i procedurave dhe kompetencave për urdhrat e ekzekutimit, të cilat përbëjnë 30-35% të çështjeve që gjykohen në shkallë të parë. Nga ana tjetër kërkohen ndryshime ligjore për përmirësimin e kompetencave vendimmarrëse të organeve drejtuese të gjykate, me qëllim arritjen e efektivitetit. Kjo do të realizohet përmes ndryshimeve në ligjin për organizimin e gjyqësorit. Gati dyfishim të ndihmësve ligjorë kërkojnë gjyqtarë si një tjetër masë për uljen e dosjeve, rekrutim i cili të mos bëhet më me kushtin që të kenë mbaruar magjistraturën.

“Të rrisim numrin e ndihmësve ligjore, deri në 2 për gjyqtar, rritje të rrogës dhe rishikim i procedurave për marrjen e tyre. Sistemi të ketë ndihmës ligjor deri në dyfishin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.  Koha po tregon se juristët nuk kanë interes të ndjekin rrugën e Magjistraturës, do të duheshin disa dekada nëse ndjekim këtë procedurë. Për këtë lloj detyre nuk mungon interesi. Të ndryshojmë mënyrën e rekrutimit të tyre, të realizohet nga vetë gjykata me konkurs publik. Më pas një trajnim të posaccëm, intensiv dhe të vazhdueshëm. Edhe trajtimi financiar të jetë adekuat. Aktualisht është përkeqësuar. Nga qeveria kërkohen mjetet financiare dhe infrastruktura. Secila prej 4 gjykatave që janë me ccështje të prapambetura. Infrastruktura duhet t’i përgjigjet nevoja aktuale. Mendoni se nëse miratohen këto nisma situata për infrastrukturë do të jetë më e rënduar. Të mendohet mirë projektimi dhe ndërtimi i gjykatave dhe prokurorive me standarde, vijoi gjyqtari Dvorani. 

Futja e teknologjisë si dhe nevoja urgjente për ambiente është një tjetër kërkesë e sistemit të drejtësisë

“Në planin afatshkurtër dhe afatmesëm duhet që nga qeveria dhe pushteti vendor duhet të mendojë për ambiente në mënyrë urgjente. Mund të ishte një mundësi edhe gjetja e ambienteve me qira”

Edhe kryetarja e KLGJ Llagami kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e të gjithëve, aktorëve politikë dhe të drejtësisë, si atëherë kur u miratua reforma në drejtësi.

“Backlog nuk është thjesht një problem i yni, i KLGJ-së apo i atyre gjykata që, por problem kombëtar i aksesit në drejtësisë. Që kërkon të njëjtën frymë bashkëpunimi si ditën kur të gjithë aktorët e shoqërisë sonë miratuan reformën në drejtësi”

Mbështetjen për strategjinë dhe implementimin e saj e garantuan edhe partnerët ndërkombëtarë.  

“Shtete e Bashkuara do të mbështesin këto përpjekje. Vazhdoni kështu, punoni për të gjetur zgjidhje”, tha David Ëisner, i ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA në Tiranë.  

“Të garantojmë që kjo situatë të mos përsëritet”, apeloi Giulia Re, përfaqësuese e Këshillit të Evropës.

Nga ana tjetër mazhoranca garantoi mbështetjen  pa rezerva duke e pasur shumë të qartë se cila është detyra e saj.

“Në do të vazhdojmë të punojmë së bashku që drejtësia të funksionojë e pavarur dhe efikase. Unë e di dhe jam koshient se çfarë kërkon kjo strategji nga qeveria. Unë e di dhe e kam të qartë se mirëadministrim i drejtësisë do të thotë godina të reja dhe infrastrukturë moderne në gjykata dhe prokurori, burime njërëzore të mjaftueshme për gjyqtarët që japin drejtësi, dixhitalizim dhe përdorim i teknologjisë. Dhe të gjithë këto nuk bëhen pa para, që sigurisht i ka qeveria. Por ama programohen kur ka strategji dhe vizion të qartë se ku jemi dhe ku duam të shkojmë”, tha Manja. 

Për përgatitjen e strategjisë për uljen e dosjeve në gjykata janë marrë në shqyrtim 4 gjykatat me ngarkesën më të madhe, nga 20

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
I Ngarkuari me punë i SHBA-së, Wisner: Vetingu i domosdoshëm, koha për hapa më të vështirë! Çështjet e prapambetura, vonesë e drejtësisë për qytetarët

 

I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së, David Wisner gjatë konferencës për prezantimin e strategjisë së re kombëtare të uljes së çështjet e prapambetura në gjykata, organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi por shtoi se është e nevojshme që të ndërmerren hapa më të vështirë. Ai tha se duhet më shumë bashkëpunim mes qeverisë dhe institucioneve.

“Kur mendon për Shqipërinë është njësoj sikur jeni përpjekur të kaloni nga një person që thjesht qëndron ulur në një kolltuk në një atlet olimpik. Dhe të mendosh në 30 vite. Është thuajse një kohë shumë e shkurtër kur mendohet e gjithë koha. Të gjithë keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Keni punë të vështirë dhe keni punë fantastike, por mbetet shumë punë për të bërë. Jemi krenar si amerikanë dhe ambasada e SHBA këtu, që bashkë ndajmë vlerat e përbashkëta të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, u shpreh Wisner.

Sipas diplomatit amerikan, stoku i dosjeve në drejtësi është vonesë e drejtësisë për qytetarët.

“Këto parime janë thelbësore, sikurse është trajtimi i drejtë i qytetarëve. Dhe në thelb të demokracisë që ofron diçka për njerëzit e saj, në fakt është angazhimi që ajo ka për njerëzit. Numri i çështjeve gjyqësore është vonesë e drejtësisë për qytetarët e zakonshëm. Kjo strategji që po zhvilloni është një angazhim për të adresuar nevojat e qytetarëve. Dëshiroj të përgëzoj KLGJ për angazhimin e tyre në këtë strategji”, u shpreh ai.

“Zgjedhjet tuaja e vendosin sistemin e drejtësisë në themele të forta dhe do të gjenerojë një të ardhme në drejtësi që plotëson nevojat e shqiptarëve. Hapat që keni ndërmarrë për të përmirësuar situatën kanë qenë të dhimbshëm. Vetingu ka shkaktuar ndërprerje, por ishte i domosdoshëm dhe ju e hodhët atë hap të vështirë. Është koha për hapa më të ndërlikuar. Ju nxis të bëni hapa më të vështirë që trajtojnë sfida të tjera. Institucionet dhe qeveria duhet të punojnë së bashku dhe të angazhojnë burime për strategjinë që po diskutohet sot”, tha ai.

K.T./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 20/05/2024 20:46

    E kini kuptuar si e shkateruat sistemin e centralizuar?. Nje gje eshte e sigurt, nr I ceshtjeve stok pas 4 vitesh do jete 150 000. Mjere populli qe beson perallat tuaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë