SHBA - Një grua nga Amerika është dënuar më plot 99 vite burg, ndërkohë që gjykatësja e ka quajtur 'monstër', pasi kishte keqtrajtuar të bijën dhe më pas i kishte ngjitur duart pas murit.

Vitin e shkuar Elizabeth Escalon, 23 vjec, rrahu të bijën dhe ia ngjiti duart tek muri i banjos, pasi vajza 2 vjeç nuk përdorte dot WC-në dhe lagte krevatin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia e gjeti vajzën e vogël në koma dhe me duart e gjakosura, pasi ishte munduar ti shkëpuste nga muri. Menjëherë pas kësaj, policia lëshoi urdhër arresti për gruan.

Escalona e kishte goditur të bijën me shkelma, shpulla dhe më pas i kishte ngjitur duart pas murit me ngjitës 'Super Glue' dhe e gjitha kjo, vetëm sepse vajza 2 vjeç lagte krevatin.

Vogëlushja Jocelyn, kishte pësuar hemoragji celebrale për shkak të goditjeve dhe kishtë rënë për dy ditë në koma.

Elisabeth Escalona ishte shpallur fajtore gjatë muajit korrik, por e ëma e saj së bashku me të motren ishin përgjëruar për mëshirë.