Arbitri i Premier League, Mark Atkinson shumë i njohur për shqiptarët, do të tërhiqet në fund të këtij sezoni.
51-vjeçari do të mbahet mend për ndeshjen Serbi-Shqipëri ku futbollistët kuqezinj ranë pre e dhunës në stadiumin e Beogradit. Madje ai disi u bë edhe i urryer për shkak se në raportin e tij përveç tifozëve serbëve ngarkonte me përgjegjësi edhe futbollistët e kombëtares, të cilët refuzuan të dilnin në fushë pas dhunës së ushtruar.
Pas tëheqjes Atkinson, së bashku me arbitrin tjetër Mos, do të kenë role të tjera në Shoqatën e Arbitrave. Ata do t’i bashkohen Majkëll Dinit, i cili është arbitri më i vjetër në shërbim nga gjyqtarët aktualë të Premier Ligës dhe gjithashtu ka vendosur të mos arbitrojë më pas këtij sezoni.