I nominuar nga Biden si koordinatori i sanksioneve, O’Brien para Senatit: Do të ketë të tjera vendime antikorrupsion! Është arma jonë më e fortë

I nominuar nga Biden si koordinatori i sanksioneve, O’Brien para Senatit: Do të ketë të tjera vendime antikorrupsion! Është arma jonë më e fortë

James O'Brien dhe presidenti amerikan Biden

I nominuar nga Presidenti Joe Biden si Koordinator për Politikat e Sanksioneve, James C. O’Brien ka dalë para Komisionit të Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai tha se administrata amerikane me nxitjen e Kongresit, ka investuar burime të konsiderueshme për të hartuar dhe zbatuar sanksionet anti-korrupsion.

 “Unë e kuptoj sesa të rëndësishme janë për ne sanksionet. Unë e kuptoj se është e qenësishme që ne të përforcojmë politikën e sanksioneve për t’i zbatuar ato plotësisht. Administrata jonë ka identifikuar njerëzit që do të jenë edhe në vijim objekt i sanksioneve. Së pari, sanksionet janë pjesë e strategjisë sonë.  Ato janë mjete shumë të fuqishme dhe përdorimi ose kërcënimi nëpërmjet tyre është jashtëzakonisht efektiv në mbështetje të një strategjie koherente”, tha ai.

Ai u angazhua para Senatit për të bërë gjithçka që ne të ruajmë dhe rrisim efektivitetin e sanksioneve.

“Çdo sanksion, sado i justifikuar mirë, duhet të mbështetet në analizën e alternativave, efekteve dhe mbështetjes nga partnerët tanë. Kjo kërkon që qëllimi i tij të kuptohet përtej qeverisë së SHBA-së, që ne të punojmë me qeveritë e tjera, që të realizohen objektivat e sanksioneve. Ne duhet të bëjmë më shumë për të kuptuar efektivitetin e sanksioneve të SHBA-së pasojat e tyre. Sanksionet mund të shërbejnë për shumë qëllime, dhe ne duhet të dimë se çfarë është qëllimi ynë dhe nëse e kemi arritur atë.  Administrata jonë ka paraqitur një strategji të fuqishme për këtë, dhe Sekretari Blinken do të emërojë një drejtues të lartë në rang koordinatori për antikorrupsionin. Mezi pres që të punoj me të për të evidentuar aktorët e korruptuar, netëorkun e tyre, rrjetet që i ndihmojnë ato”, tha ndër të tjera James O’Brien.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një aksion sanksionesh ndaj të gjithë të korruptuarve në vende të ndryshme të botës. Një prej tyre është ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cili më 19 maj të vitit të kaluar u shpall 'non grata' nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja