I nxehti afrikan, dje ishte dita më e nxehtë e Qershorit! Në Berat u shënua rekordi 42.5 gradë Celcius! Nga sot fillon rënia

Tirane- Dje Termometri ka shënuar 42.5 gradë Celcius në qarkun e Beratit, dhe 42 gradë në Elbasani e Gjirokastra. Ndërkohë në Tiranë termometri ka shënuar 40.4 gradë Celcius, tregoi për Report Tv,  Akil Osmani nga Meteoalb.

'Temperatura mjaft të larta për muajin qershor. Por jo vetëm qytetet e zonës së ulët por dhe vija bregdetare ka shënuar temperatura të larta deri në 39- 40 gradë celcius në mesditë. Edhe në zonat malore në qarkun e Kukësit e Has janë shënuar temperaturat 39 gradë'.

Në ditën e sotme kemi një tërheqje të kësaj vale duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të këtyre temperaturave me 2 gradë. Në Tiranë mbetet me vlera shumë pranë 39 gradë Celcius.
 Të dielën do të ndihet më shumë rënia e temperaturave, ku temperaturat do të bien deri në 38 gradë Celcius, ndërsa në Tiranë do të bjerë me 4 gradë.

Temperatura më e lartë deri tani është shënuar 42.5 gradë e shënuar mbrëmjen e 21 qershorit në Berat.

'Nuk është normale të kemi një vlerë të tillë temperature. Kjo është hera e parë që shënohet kjo vlerë. Janë temperatura deri 12.5 gradë më të larta sesa vlerat normale të qershorit, ku  duhet të ishin 30 -31 gradë Celcius. Jo vetëm Berati por gjithë territori shqiptar ka shënuar temperatura më të larta me 10 gradë” tha Akil Osmani.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Elbasan, i vodhi vëllait 1.5 mln lekë nga llogaria bankare, në pranga 33-vjeçari (EMRI)

Elbasan, i vodhi vëllait 1.5 mln lekë nga llogaria bankare, në pranga 33-vjeçari (EMRI)