I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që t'i vriste gruan, Apeli i GJKKO rikthen në burg avokatin Alban Bengasi

I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që t'i vriste gruan, Apeli i GJKKO rikthen në burg avokatin Alban Bengasi

Alban Bengasi

TIRANË - Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka ndryshuar vendimin e dënimit të avokatit Alban Bengasi, ku nga 1 vit e 4 muaj do të kryejë përfundimisht 4 vite e 8 muaj burg. Bengasi u dënua për dhunë në familje, teksa u shpall i pafajshëm për grup të strukturuar kriminal nga Shkalla e Parë.

Në Apel kishin bërë ankim mbrojtja e të pandehurit por edhe Prokurorët e Posaçëm mbi dënimin e datës 9 maja të këtij viti, me 2 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar i zbriti në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Apeli i Posaçëm vendosi këtë të enjte ta dënojë Bengasin me 7 vite burg për dhunë në familje në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal si dhe në aplikim të nenit 334 pika 1 që i shton dënimit edhe pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një të tretën, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim 3 vite burg iu dhanë për veprën penale që parashikohet në nenin 333 pika a, mbi formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në bashkim të dënimeve, Bengasi duhet të vuajë sipas Apelit 7 vite burg, që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 4 vite e 8 muaj burg. Teksa evidentohet në dispozitivin e vendimit që Bengasi duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.  

Sipas SPAK avokati që njihet si mbrojtësi që ka përfaqësuar para drejtësisë persona të njohur të botës së krimit, kishte ofruar 120 mijë euro grupeve kriminale që ti vrisnin bashkëshortën, me pretendimin se e kishte tradhëtuar.

Më 30 janar 2020, në Rrugën “Mihal Grameno” porosia vihet në zbatim  kur shtetësja B. Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj. Kjo e fundit u dhunua nga një person. Alban Bengasi për shkak të konflikteve familjare, ka qenë porositësi i aktit të dhunës, thotë SPAK ndërsa i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani.

Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasit, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen B. Bengasi, ditën e ngjarjes.

'1. Ndryshimin e Vendimit nr. 31, datë 09.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. A.B. për kryerjen e verës penale të parashikuar nga neni 130/a paragrafi i parë në lidhje me nenin 28 paragrafi i katërt dhe nenin 334 pika 1 të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën prej 7 vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. A.B. për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 333/a të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën 3 vjet burgim.

4. Në bazë dhe për zbatim të paragrafit të tretë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm në masën 7 vjet burgim.

5. Në bazë dhe për zbatim të pikës 1 të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me një të tretën e tij, duke mbetur përfundimisht 4 vjet dhe 8 muaj burgim.

6. Vuajtja e dënimit me burgim të kryhet në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë.

7. Shpenzimet e procedimit penal i ngarkohen të pandehurit Z. A.B..

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.', thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 07/11/2024 16:34

    Turppppp per Gjykates,asgje nuk eshte e vertete. Te denojne ato qe meritojne jo njerez kot dhe te pafajshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?