I pa shqetësuar vazhdonte hidhte mbeturina nga makina në Fier, gjobitet me 25 mijë lekë

FIER- Hedhja e sendeve të ndryshme nga makina teksa është në lëvizje sikurse duken në këto pamje është kundra ligjit dhe do t’ju çojë në gjobitje nga 25.000-100.000 lekë.

Rasti në këtë video, është një person në Fier, i cili është gjobitur me 25, 000, pasi u kap duke hedhur në rrugë disa mbeturina nga makina me të cilën po udhëtonte. I pa shqetësuar, teksa makina ishte në lëvizje, ai flaku disa sende jashtë .

Sipas nenit 15, gërma "i" të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje. Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bepi: 20/07/2022 19:07

    Ca jan kto ftyra te rrime mor te ken turp APO TURPIN E HAN ME BUK

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 20/07/2022 15:35

    Duket qarte qe eshte me timon anglez, o trap, krimi ka ndodhur ne shtepine tende, ke pegjegjsi,po deshe ngulja atij tjetrit, meri parent.

    Përgjigju
  • arbeni: 17/07/2022 02:19

    PSE JEMI KAQ TE POSHTER NE SHQIPTARET NUK E KUPTOJ,,,ECIM NE RRUGE, ECIM ME MAKINE DHE HEDHIM MBETURINAT JASHTE....AMBIENTI ESHTE I YNI,,NUK ESHTE I DIKUJT TJETER....1 milion futjani gjoben...

    Përgjigju
  • vani: 15/07/2022 20:16

    duket qarte qe sendet I hedh nga mjeti pasagjeri dhe jo drejtuesi mjetit (qe eshte ne krahun tjeter) ndaj eshte budallallik qe te gjobitet shoferi dhe mjeti. ne kete rast duhet te gjobitet personi qe hedh ne rruge sendet qofte ne levizje me makine biciklete apo ne kembe.

    Përgjigju
    • genci: 16/07/2022 08:40

      sido qe te ndodhte, dikush tjeter si puna jote do ankohej.

    • Jfkdk: 16/07/2022 07:37

      E dime ca eshte pasagjeri ne makine shqiptare, e vetmja gjobe e hajrit qe vendoaet ne kete vend

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia