Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar në një bar në via Emilia në Alseno, në një provincë të Piacenzas.

Nga burimet është mësuar se një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri një shtetas maroken në itali duke e lënë atë të plagosur.

Gazeta italiane “La Republica” bën me dije se i plagosuri është një 29 vjeçar,i cili është plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë dhe është transportuar menjëherë për në spitalin Fidenza.Sipas gazetës italiane autori i krimit është një shqiptar dhe ngjarja dyshohet të këtë ndodhur për arsye xhelozie.

Nga rindertimi paraprak i skemës së krimit thuhet se shqiptari ka shkuar në shtëpi dhe është kthyer me një armë zjarri tip pistoletë pas grindjes që kishte pasur me 29 vjeçarin, duke i deklaruar atij “ tani ta tregoj unë”.

Menjëherë pas ngjarjes i riu është larguar me makinë bashkë me të dashurën e tij.

Policia italiane ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin shqiptar.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com