I paarritshëm CR7, dygolëshi ndaj Hungarisë fut Ronaldon në historinë e europianëve, vendos rekorde të reja! Rekord edhe 'rrjetat' me kombëtaren

Cristiano Ronaldo nuk ndalet së thyeri rekorde. Kapiteni i Portugalisë shënoi jo një por dy herë në ndeshjen e parë të Euro 2020 të fituar nga skuadra e tij 3-0 në Budapest ndaj Hungarisë. Me këtë dygolësh Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e fazës finale të Europianëve me 11 gola ndërsa me fanellën e luzitanëve numëron 106 gola, duke qenë kështu vetëmn 3 gola larg arritjes së rekordit që mbahet nga  iraniani Ali Daei me 109 gola si shënuesi me i mirë me nëj fanellë kombëtareje. 

Cristiano Ronaldo bëhet edhe i pari futbollist që luan në pesë kampionate europiane dhe mbi të gjitha që shënon në të pestë. 36 vjeçari është lojtari europian me më shumë ndeshje të luajtura në turnetë madhor pra Botëror e Evropian me 39 sfida.

Po ashtu CR7 bëhet edhe lojtari që ka fituar më shumë ndeshje në historinë e evropianëve plot 12 të tilla duke lënë pas Iniestën dhe Fabregas. Ajo e djeshmja në Budapest ishte një ditë vërtetë e paharrueshme për Ronaldon pasi emri i tij do të mbetet përgjithmonë në histori/ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë