SPAK ka dhënë pretencën për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, të cilin e akuzon për korrupsion aktiv në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme kërkoi që Shkreli të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit burg, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Sipas SPAK-ut, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Shkreli u premtoi zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërtimin e një linje elektrike në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.

Sipas SPAK, gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”. Shkreli ka deklaruar se nuk ka ofruar apo premtuar asnjë përfitim në këmbim të votës, duke sqaruar se ndërhyrjet ishin pjesë e angazhimit të tij si kryebashkiak. Seanca e radhës do të mbahet më 18 nëntor, kur mbrojtja do të paraqesë konkluzionet e saj.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë