'I pangopur për të takuar Merkel, ndan pazaret', Rama-Hajdarit: Më merr të keqen mua... cila pjesë e hemisferës ta prodhon këtë mendim (VIDEO

Kreu i qeverisë Edi Rama ka "këshilluar", kryetaren e grupit parlamentar demokrat  Rudina Hajdari që të mos hedhë akuza ndaj tij të cilat nuk i fakton dot, duke i kujtuar përplasjet me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për akuzat që këta të fundit kanë adresuar në drejtim të tij.

Hajdari: Unë mendoj se më keni keqkuptuar. Ju rrini me zonjën Merkel dhe nuk keni të mendoni se çfarë bëhet në Shqipëri. Ju nuk keni rënë akoma me këmbë në tokë. Jeni akoma te digjitalizimi. Unë kam qenë tek spitali dhe i kam dërguar një rezistencë sepse ishin pa ngrohje. Koncesioni për sterilizimin është i paligjshëm sepse ka çmime shumë më të larta se vendet e tjera. Çdo njeri që merret me këtë fushë e di shumë mirë se ky konçesion është i fryrë', deklaroi Hajdari.

Rama: Hajde këtu me trego një pazar, e kam sfiduar udhëheqësin tënd fizik, Saliun dhe Lulzimin. Jam në gjyq me ata. Ti me merr të keqen mua, për pazare dhe ndarje pazaresh. Çfarë është ky koncept i pangopësisë?  Ju thatë se unë jam i pangopur për të takuar kancelaren, ca fjalie është kjo, cila pjesë, hemisfere brenda magazinës që keni mbi shpatulla ua prodhoi këtë mendim ca është kjo. Dhe ca lidhje ka kjo me egoizmin, ku hyn egoizmi, ca është ky që u ushqeka duke takuar kancelaren, apo jo nuk e dini që është pjesë e detyrës, jo e dëshirës për të takuar edhe ata që drejtojnë vende shumë më të zhvilluara. Nuk keni faj se nuk jeni mësuar se kurrë më parë një kryeministër nuk hynte e dilte nëpër zyrat më të rëndësishme si për punë, njëherë në mot për një vizitë dhe ku jemi parë, ndërkohë që sot ndodh ndryshe, mësohuni.

E di ça do me thënë që kryeministri ndan pazaret. Kjo është akuzë. Procesi i sterilizimit qenka marrëveshje korrupsioni. Edhe kjo është akuzë. Mund të thuash edhe fjalën e fundit kur vjen puna tek opinioni por kurrë akuza me natyrë penale. Nuk mund të kaloni dot filtrin e etikës së një parlamenti ku flitet me gjuhë tjetër, apo të odës së Lekë Dukagjinit. Për ironi dhe hidh e prit. Fjalët e mia janë të hidhura por të tuat janë të rënda. Ato që jeni mësuar ju të bëni janë niveli më i ulët i paturpëisë dhe poshtërisë pikërisht  ndaj fëmijëve që përmende këtu. Nëse të rinjtë shohin këtu politikanë që dalin dhe nuk lënë krim pa ia vënë në kurriz njëzëri tjetrit, çfarë mendojnë ata, si edukohen ata. Dëm i drejtpërdrejtë si ai që sjell politika e akuzave të drejtpërdrejta nuk i do. Hajdari ti mund të thuash të gjitha ato që do të thuash hiqi akuzat e kriminalizuara nga fjalori. Nëse do që të përparosh", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama paralajmëron arktitektët dhe ndërtuesit: Çdo kat shtesë me qëllim përfitim financiar do sekuestrohet ose do shembet (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'