I papuni Rey Manaj, sulmuesi në 'radarin' e Serie A dhe La Liga-s

Rey Manaj është pa kontratë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare mbylli dje marrëveshjen me Watford (Angli) pas vetëm gjashtë muajve dhe tanimë është në kërkim të një tjetër aventure.

Mediat në Itali bëjnë me dije se pas 25-vjeçarit janë dy skuadra. Udinese në Serinë A dhe Elche në La Liga kërkojnë një sulmues në organikë dhe lushnjari është "i papunë", teksa sipas rregullave të UEFA-s mund të hedhë firmën në secilin ekip që dëshiron.

Një rikthim në secilën ligë nuk do ishte diçka e re për shqiptarin e formuar në Serie A, teksa në Spanjë Manaj ka luajtur edhe me Granadën dhe Barcelonën. Duket se në ditët në vijim Manaj do vendosë të ardhmen, për të marrë minuta në këmbë dhe qetësuar trajnerin e kombëtares shqiptare që e konsideron sulmuesin pjesë të kuqezinjve.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania