Kur jeni duke u përgatitur për dasëm ju ka shkuar ndonjëherë mendja të nxirrni edhe atletet nga dollapi i këpucëve për të parë nëse ju shkojn më fustanin?! Ju ndoshta jo, por kjo femër mjaft e njohur në showbizin shqiptar e bëri këtë gjë.
Bëhet fjalë për bashkëshorten e këngëtarit Ermal Fejzullahut, Ariana. Ajo ka shpëndarë në rrjetet sociale foton nga veshja që zgjodhi për në dasmën e moderatores dhe vumë re që kishte veshur atlete të cilat i kishte kombinuar me një fustan të kuq të gjatë të fryrë nga mesi i poshtë.
Foto e publikuar nga Ariana Fejzullahu
Dasma e Elita Rudit dhe reperit Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko është kryefjala e momentit. Mbrëmjen e kaluar dyshja e njohur ju betuan nëjri-tjetrit për dashuri të përjetshme.