I penduar se e dhunoi, i riu i bën kërkesë gruas që i mori fëmijët: Vetëm një telefonatë... ku po hanë dhe pinë më thuaj?

TIRANË- Pranon se ka gabuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes, kjo për shkak të humbjes së kontrollit. Një pendesë që ndodh rrallë nga një burrë, në ditët kur rastet e dhunës në familje shtohen. Historia e babait të dy fëmijëve, që për hir të tyre vendos ta bëjë publike kërkesën që ka për t'i takuar erdhi e rrëfyer në emisionin ''Pa gjurmë'', në Report TV. Endri Lami nga Durrësi më datë 23 janar të këtij viti ka shkëputur çdo kontakt me bashkëjetuesen, Klara Hasani dhe dy fëmijët e tyre.

"Ne patëm një debat që shkoi deri në polici dhe më tej u sqaruam atje për gjithçka. Pastaj, çdo gjë ishte normale, dilnim për kafe dhe bënim muhabet. Nga datën 23 janar iku në drejtim të paditur. Kemi bashkëjetuar prej 13 vitesh. Nga shtëpia iku dy muaj më parë. Por pas debatit takoheshim rregullisht. Unë e kam njohur atësinë e fëmijëve, ata mbajnë mbiemrin tim"-nis rrëfimin e tij në studion e emisionit ''Pa Gjurmë'', babai i dy fëmijëve . 

Odeta Dume: Pse ju denoncoi në polici para se të largohej

-Patëm një debat, u zumë.

Odeta Dume: Ka patur dhunë?

-Ka patur dhunë se e kam shtyrë, e kam...E humba kontrollin. U pajis me urdhër mbrojtje, 20 ditë. Pastaj gjetëm një gjuhë të përbashkët. U pajtuam. Ne ishim në rregull pas asaj ditë. Kurrë nuk mi ndaloi fëmijët. I kam takuar. Motra e vet i ka dalë në krah, është mbështetësja më e madhe e saj. Kam shkuar tek shtëpia e nënës së saj në Durrës. Kam shkuar, kam kërkuar fëmijët atje. Para 3-4 ditësh më kërkoi të mos ta shqetësoja më në telefon. Unë firmosa dhe vjehrra firmosi. Duan të bëjnë diçka ata, të më fundosin.

Endri sqaron se 35-vjecarja u largua bashkë me vajzën 5-vjeçe dhe djalin 3- vjeçar jashtë kufijve shqiptarë, pas një dokumenti noterial që ai i lëshoi më datë 22.10.2018, afati i së cilës ka skaduar, ndërsa gruaja është larguar me fëmijët.

"Problemi i deklaratës qëndron këtu. Unë e kam bërë për hir të familjes se ma kërkoi të ikte në Itali, për të bërë një dokument, pasi ka dokumente 2-vjeçare për vete dhe fëmijët. Këtë dokument unë e kam dhënë në vitin më dt 22.10 të vitit 2018. Dokument të cilit i ka kaluar afati", u shpreh ai.

Ata kanë bashkëjetuar prej 13 vitesh, ndërsa nuk ka bërë celebrim me Klara Hasanin. Ka mjaftuar firma, por jo aprovimi i të shoqit që ajo të marrë djalin dhe vajzën për të mos u kthyer më. Dyshimet e tij janë se ajo mund të ndodhet në Venecia, vend në të cilin jetojnë motra dhe vëllai i saj.

"Mbështetja më e madhe e saj është motra e vet, ajo ka financuar edhe për largimin e saj në Itali, atje mendoj se mund të jetë. Unë u drejtova në polici dhe në bazë të sistemit TIMS, ishte prerë një biletë dhe janë nisur nga ora 1 e ca në drejtim të Perugia.

Motra është shkaku kryesor. Ajo me trurin e vet nuk e bën. Është e urtë vetë, por ka mbështetjen e motrës. Dyshoj se ndodhet në Venecia sepse atje janë familja e saj. Kallëzimin në polici e kam bërë më dt: 26 janar, tre ditë pasi gruaja u largua.

Odeta Dume: Ke menduar ndonjëherë se ke gabuar?

-Nuk e mohoj, kam gabuar. Edhe kjo mund të jetë. Por jo gjithmonë unë. Pse nuk u ankua vite me radhë, por tani. Familja e tyre më akuzon se e nuk jam sjellë mirë. Por pse e bëri ajo tani këtë dhe jo më parë. Ne kemi shkuar mirë, më shumë hante jashtë se në shtëpi. Njerëz jemi edhe gabojmë, nuk ka njeri perfekt, por kam qenë i rregullt, s'kam pas nevojë për ndihmën e askujt.

Burri është i gatshëm edhe pse është skeptik, për një ofertë të mundshme nëse do të ofrohej nga pala tjetër.

"Për hatër të fëmijëve kam ardhur këtu, edhe nëse më bën ofertën për të shkuar në Itali tek ajo, do e pranoj për hatër të fëmijëve. Nqs...gjithmonë nqs... Fëmijët i ka Klara në trungun familjar të saj, pasi është një marrëveshje që e kemi bërë ne më parë", u shpreh ai.

Në fund të rrëfimit të tij, ky i ri nga Durrësi, babai i dy fëmijëve bën një apel të fortë.

"Vetëm një telefonatë. Të më thotë ku janë, a janë mirë. Ku hanë, ku pinë, a janë shëndoshur a dobësuar. Të mbledhë mendjen dhe të më telefonojë", u shpreh Lami.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 02/02/2020 09:08

    Te mos kthehet me tek bajga. Po arriti te dhunoje nje here, do e beje gjithnje, pik!

    Përgjigju
  • edi: 02/02/2020 03:52

    Shume Qesharake dhe idiotike Ben presion Gruas dhe femijeve dhe sjeni ne gjendje te mbyllni ato gjera brenda familjes dhe sic dhe vete thua Yt Shoqe qe grua e urte Burrat Shipetare eshte shume ti thirresh se jane burra Burri meret me burra Jo me grua te urte dhe Femijet qe i keni se bashku Ca Shqipetare si puna ketije burreci kerkojne te njihen burra se rrahin grate Debil ,Idiot

    Përgjigju
    • Gaia: 02/02/2020 13:10

      Debili syve tuj. Injorant mos komento per histori qe nuk I njef.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)