I përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata refuzon ndryshimin e masës së sigurisë

I përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata refuzon ndryshimin e masës së sigurisë

Arjan Ndoja dhe foto nga atentati

Marsel Deçka i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, tre vjet më parë, kërkoi në gjykatë një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit, kërkesë e cila është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme.

Më shumë se 3 vite nga atentatin ndaj prokurorit, Arjan Ndoj dhe Rrumit të Shijakut, ku të dy mbetën të plagosur, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën, SPAK dhe policia në bazë të dëshmive dhe përgjimeve arriti të zbardhë ngjarjen.

Plaurent Dervishaj i dyshuar organizator është në kërkim. Mes të akuzuarve është edhe Ramazan Rraja, i cili dyshohet se siguroi kushtet për kryerjen e atentatit.  Në pranga ra Bashkim Haxhia, agjenti doganor Marsel Deçka, i afërm i një anëtari të bandës së Durrësit, Genti Ndërjaku dhe Julian Pjetri.

Për atentatin gjykata ka marrë të pandehur më herët Redjan Rrajën  dhe Ariol Halilajn.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë