MAL I ZI- Është vënë në pranga zëvendës drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi si i përfshirë në organizatë kriminale.
Ndihmësdrejtori i Drejtorisë së Policisë për Luftimin e Krimit të Organizuar Dejan Knezheviq është arrestuar për shkak të lidhjes së tij të dyshuar me një grup të arrestuar së fundmi, të cilin Prokuroria Speciale e Shtetit e akuzon për krijimin e një organizate kriminale dhe kontrabandë droge.
Sipas të njëjtave informacione, anëtarët e Departamentit të Policisë Speciale (SPO) ia kanë hequr lirinë Knezheviqit pak pas orës 17:00.
Dejan Knezheviç është punonjës dhe funksionar i vjetër i Drejtorisë së Policisë. Më parë ka shërbyer si drejtues në Departamentin për Luftën kundër Kontrabandës së Drogës.
Ai u emërua Ndihmës Drejtor i Drejtorisë së Policisë për Krimin e Organizuar në mars të vitit 2021.