Kazuyoshi Miura vazhdon të mahnitë botën e futbollit, duke dëshmuar se mosha është vetëm një numër. Sulmuesi japonez, tashmë 59-vjeçar, ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Fukushima United ndaj Oyamas me rezultatin 7-0.

Miura e gjeti dy herë rrjetën në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Perandorit në Japoni, duke shkruar edhe një tjetër kapitull në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Veterani japonez tërhoqi vëmendjen edhe më 26 korrik, kur shënoi golin e tij të parë zyrtar pas gati katër vitesh.

'I përjetshmi' Miura është një emër i njohur për historinë e futbollit botëror. Ai ka luajtur edhe në Serie A me Genoan dhe vazhdon të jetë aktiv në futbollin profesionist, duke mbajtur statusin e lojtarit profesionist më të vjetër në aktivitet.