Irfan Salihu, Imam i Prizërenit është përjashtuar një vit nga Bashkësia Islame e Kosovës, pasi më herët deklaroi se në Fushë Kosovë në vitin 1445 ka patur vetëm 1 % shqiptarë dhe se femrat shqiptare në emigracion janë rruspie

Sipas mediave kosovare vendimi është marrë pak ditë më parë dhe do të jetë i vlefshëm për një vit.

Hoxha Irfan Salihu,pati deklaruar më herët se në një nga xhamitë e Prizrenit se: “Në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm 1% shqiptarë, ndërsa sipas tij janë turqit ata që i kanë sjellë shqiptarët në Kosovë dhe që më pas u kanë dhënë edhe toka atyre”.

Ky qëndrim, por edhe deklarimet e tij të mëparshme se femrat shqiptare që kanë shkuar në emigracion janë rruspie, kanë ngjallur reagime të ashpra, duke detyruar Bashkësinë Islame të Kosovës ta pezullojë atë  fillimisht për 4 muaj dhe më pas ta shkarkojë për 1 vit.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)