Presidenti i Republikës, Bujar Nishani këtë verë duke se nuk do të shkojë në jug të vendit për të pushuar. Shkak është bërë refuzimi që i është bërë kërkesës së tij për të pushuar në vilën qeveritare në Dhërmi.
 
“Pushime në Shëngjin, në mes qytetarëve nga" Shqipëria, Kosova dhe shqiptarëve nga diaspora”, shkruan Nishani në Facebook, ku dhe ka postuar disa foto gjatë pushimeve.
 
nishani
(Presidenti Nishani me bashkëshorten duke bërë foto me pushues të rastësishëm në Shëngjin)

Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka ngritur edhe më parë shqetësimin për “prishjen” e pushimeve, por drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka bërë me dije se gjatë muajit korrik kjo vilë do t’i nënshtrohet restaurimit.

Kurse në muajin gusht është parashikuar të kalojë pushimet kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

nishaniRedaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)