TIRANË - Njësia speciale e policisë së kryeqytetit ka neutralizuar mesditen e sotme një 38-vjeçar i cili cilësohej i rrezikshëm, pasi kishte dalë në rrugë me një drapër në dorë duke terrorizuar banorët e zonës.
 
Forcat e policisë së kryeqytetit “Shqiponja” menjëherë pasi kanë marrë njoftimin janë nisur drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se përballë shkollë Harry Fultz ndodhej një person me drapër në dorë, i cili pas netraulizimit është identifikuar si Flori Sada, 38 vjeç.
 
Ende nuk janë të qarta shkaqet që e kanë shtyrë të 38-vjeçarin Sada që të ndërmarrë këtë veprim.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)