FIER - Ndërron jetë i dënuari Artur Meçe, 22-vjeçari i diagnostifikuar me kancer për të cilin të afërmit kishin muaj që apelonin të lirohej e të kalonte ditët e fundit të tij në gjirin familjar. Meçe u nda nga jeta dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. I riu vuante dënimin me 5 vite heqje lirie në burgun e Fierit.
Pas ndarjes tragjike nga jeta, nëna e tij ka vetëm një peng, që djali të ndante momentet e fundit në shtëpinë ku u rrit.
“Djali vdiq me pranga në këmbë, nuk ma lanë ta merrja në shtëpi”, është shprehur e pikëllyer e ëma e 22-vjeçarit Mimoza Meço.

“Pengu im më i madh është që im bir, ndërroi jetë në qeli dhe jo pranë vatrës ku u rrit” ka shtuar ajo.
Mimoza rrëfen për Sqhitparja.com vështirësitë që ka kaluar së bashku me djalin tjetër e saj gjatë kohës që 22-vjeçari ndodhej në burgun e Fierit, ndërsa sëmundja e kishte vënë me shpatulla pas murit dhe ligji i kishte vendosur prangat në duar.

Kryefamiljarja tregon se edhe një vajzë e ka të sëmurë, madje dyshon se mos ka sëmundjen e djalit, pasi mjekët i kanë thënë se është e trashëgueshme.
Ajo thotë se pas diagnostikimit të tij me kancer të gjitha shpenzimet i ka mbuluar spitali, pasi familja nuk kishte mundësi ekonomike. Familja Meçe jeton në kushte tejet të vështira ekonomike së bashku me dy fëmijë të tjerë, ndërsa kryefamiljari ka ndërruar jetë kohë më parë.

Por cila është historia e Artur Meçes?
Artur Meçe u kap nga policia e Fierit dhe u dënua nga Gjykata me 5 vite heqje lirie, pasi atij iu gjet një armë pa leje.
Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, familjarët kërkuan nxjerrjen e djalit nga burgu dhe dërgimin e tij në shtëpi, kërkesë që iu bashkuan edhe dhjetëra qytetarë që u hodhën edhe në një protestë, por që as zërin e tyre nuk e dëgjoi njeri.
Për këtë çështje drejtoria e burgjeve pati thënë se ia kishte dërguar kërkesën edhe Gjykatës dhe Prokurorisë, por ato kanë thënë se largimi i tij nuk është i bazuar në asnjë ligj.
Me të riun që vuante nga sëmundja u solidarizuan edhe të burgosurit e tjerë të burgut të Fierit, ku refuzuan ushqimin.
Redaksia Online
(F.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO