Shkodër- Një konflikt i nisur për motive ende te paqarta, mes dy të rinjve, gjatë orëve të mbrëmjes është shndërruar në tragjedi në orët e para të mëngjesit.
24-vjeçar Ylber Luli ka humbur jetën, ndërsa babai i tij dhe autori i dyshuar i krimit mbeten të plagosur.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 05:30 të së martës në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në qytetin e Shkodrës, pikërisht në banesën e viktimës. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku nisen hetimet për të zbardhur rrethanat e motivet e krimit.
Burime nga policia thanë për Report TV se viktima, Ylber Luli, dhe autori i dyshuar, 25-vjeçari Andri Vulaj, ishin konfliktuar fillimisht në një lokal, në rrugen e Gjuhadolit. Pas sherrit verbal, i riu Ylber Luli është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës së tij, brenda makinës, me një person tjetër. Eshte futur në shtëpi rreth orës 02:00 pas mesnate. Tri orë më vonë, ne shtëpinë e tij ka shkuar, 25-vjeçari Vulaj me qëllim për t'u sqaruar por me pistoletë në brez.
Gjatë debatit, janë përleshur fizikisht, ku ka ndërhyrë dhe babai i viktimës, Qamil Luli, 63 vjeç. Andri Vulaj u plagos me thikë, e me pas në konflikt e sipër ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të tyre. Si pasojë, eshte plagosur 63-vjecari Qamil Luli dhe djali i tij Ylberi, i cili fatkeqësisht humbi jeten në spital. Efektivët e policisë arrestuan 25-vjecarin dhe sekuestruan armën e krimit.
Viktima para disa vitesh ishte marre me sportin e Taekwondos më pas kishte emigruar në Skoci. Së fundmi ishte kthyer dhe punonte si udhërrëfyes turistik në Shkodër.
"Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Ylber Luli dhe foto nga vendi i ngjarjes
Report Tv ka siguruar foton e 24-vjeçarit që u vra nga një bashkëmoshatar pas një sherri në Shkodër. I riu humbi jetën në spital pas plagëve të marra, ndërkohë autori ra në prangat e policisë.
Sipas informacioneve viktima ka jetuar disa kohë në Skoci dhe pas kthimit në Shqipëri ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në qytet dhe punonte si udhërrëfyes turistik.
Ylber Luli gjithashtu më herët është marrë edhe me sport. Në 2019-ën zuri vendin e dytë në kampionatin ndërkombtar "Albania Open" në sportin e Brazilian Jiu-Jitsu.
-
Edhe demokraci edhe siguri ska. Iku koha e PPSH
Përgjigju -
A janë shkodran këta apo shpellarë...
Përgjigju-
Sipas mbiemrit vrasësi është shpellarë! Se shpellarët janë mësuar me gjuhen kavshëve të pyllit, janë zdrypur në Qytet dhe duhet të sidhen si kafshë. Në Shkodër 90% e vrasjeve janë shpellarët.
-
-
Bukur,pa pritur te zbardhte mire dita... Nuk behemi!
Përgjigju










Komente
Komento